Bologna po vëzhgon Ledian Memushajn. Sipas mediave italiane një i dërguar i këtij ekipi vëzhgoi mesfushorin e Pescara në humbjen 4 – 1 me Roma. Bologna është interesuar edhe më parë për futbollistin shqiptar, por rënia në Serie B të skuadrës së tij aktuale mund ta largojë nga Abruco.
Kontrata e tij me Pescara është e vlefshme deri në 2019 dhe vlera e tij sipas faqes Transfermakt.com është 2.3 milionë euro, por klubi i tij aktual mund të kërkojë më shumë për ta lënë të largohet. Karriera e Ledian Memushajt është zhvilluar e gjitha në Itali ku ka luajtur në disa nivele futbollit të këtij vendi.
Kulmin e arriti me Pescara ku këtë sezon mbajti edhe shiritin e kapitenit, duke shënuar edhe 1 gol në takimin e fazës së parë ndaj Roma. Ledian Memushaj është një pikë kyçe në Kombëtaren e drejtuar nga Gianni De Biasi.
Tv Klan