Në ndeshjet e javës së 10 të Serie A, bënë një paraqitje të pëlqyeshme të gjithë futbollistët e Kombëtares Shqiptare në dy ndeshje që ishin derbi për kuqezinjtë.
Ledian Memushaj dhe Rey Manaj që luajnë me Pescaran e nisën si titullarë. 13 minuta nga fillimi i pjesës së dytë Memushaj u zëvendësua. Ai është vlerësuar nga e përditëshmja sportive
Gazzetta Dello Sport
me një notë të mirë 5.5, pasi prej tij pritej më shumë, ndërsa Manaj me notën 5, sepse ende nuk është në më të mirën e tij edhe pse i ka mundësitë.
Në fitoren e Atalantas, Etrit Berisha do të ishte vlerësuar më shumë se 6, por në minutat e fundit të takimit, ai bëri një dalje të gabuar duke rrezikuar portën. Berisha është vlerësuar edhe për mënyrën si luan me këmbë.
Elseid Hysaj edhe pse ka luajtur pak më shumë se 15 minuta në fitoren e Napolit me Empolin, për sigurinë që i jep ekipit kur është në mbrojtje, është vlerësuar me notën 6, ndërsa rivali i tij në të njëjtin pozicion, Maggio u vlerësua me notën 5.5.
Për Empolin luajti titullar edhe Vejseli. Sipas të përditshmes italiane ai nuk mundti ta mbulojë siç duhet Insigne dhe për këtë mori notën 5.
Tv Klan