Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Ledian Memushaj është vënë në shenjestrën e shumë skuadrave të kampionatit italian, por Pescara nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shrëbimet e lojtarit, që mban edhe shiritin e kapitenit.
Kjo konfirmohet nga vendimi i klubit, që sipas mediave lokale do t’i ofrojë futbollistit vlonjat rinovimin e kontratës.
Kjo lëvizje kërkon të largojë Ledian Memushaj nga merkato dhe nga ofertat e tjera që mund ta bindin atë të largohet drejt një tjetër skuadre.
Vetëm pak ditë më parë, ishte Bolonja që kërkonte të blinte kartonin e futbollistit vlonjat, që ndihmoi Pescarën të ngjitej në Serinë A.
Tv Klan