Shtëpia e aktores Emma Roberts në Hollywood Hills është e krijuar me tone mjaft të ngrohta, divane të rehatshme, kuriozitete antike në çdo dhomë, si dhe një pishinë në oborrin e kësaj banese.

Aktorja e bleu shtëpinë ku jeton me djalin e saj 3-vjeçar në vitin 2022 dhe punësoi firmën e projektimit Pierce & Ward për të riparuar ambientet e brendshme të saj.

Në numrin e Majit të “Architectural Digest”, ajo ka zbuluar rezulatet e këtij ndryshimi. Kështu, kur ajo pa pronën, e cila jepej me qira, mendoi menjëherë që ta bënte të sajën duke e blerë.

“Mendoj se kam jetuar në 10 shtëpi deri në moshën 15-vjeçare, kështu që për mua tani duke pasur djalin, doja një vend që të ndihej vërtet i yni”, tha ajo.

/tvklan.al