Ilir Daja u prezantua te Dinamo duke nisur aventurën e tretë si trajner me klubin kryeqytetas. Ai i dha titullin kampion më 2008 dhe e quajti një kthim në shtëpi, pasi ka qenë pjesë e këtij ekipi edhe si lojtar.
“Unë jam si në shtëpi. Gjithmonë ka vështirësi për kohën që kam ardhur dhe përshtatja do të bëhet gradualisht, por që të marrim dhe pikët.”
Debutimi do të jetë në derbin me Partizanin, ekipi i fundit që Ilir Daja ka drejtuar në Shqipëri, para se të shkonte në Kosovë ku pati sukses me Ballkanin e Suharekës.
“Na pret një ndeshje e vështirë, pasi Partizani dhe Egnatia janë kandidatë për titullin. Ekip që e ka ruajtur boshtin. Koha ka qenë e limituar. Do kohën e vet që lojtarët dhe trajneri të njihen. Përtej vështirësive duhet të mos dalim pa pikë.”
Dinamo pas 3 javëve të para kampionatit ka 3 pikë.
Tv Klan