Nëse krijohet qeveria e re, maqedonasit duhet të presin Janarin e vitit 2022
Daniel Laurer i përfoluri si ministër i ri i Jashtëm i Bullgarisë, beson se 14 Dhjetori kur do të zhvillohet samiti i fundit i vitit Bashkimi Europian është afat jorealist dhe kohë e shkurtër për arritjen e një marrëveshjeje të plotë me Maqedoninë e Veriut per negociatat. Me deklaratat e para ata që presin të marrin pushtetin në Bullgari vetëm historia nuk mjafton për të hapur negociatat por duhet progres ekonomik mes dy vendeve.
Partia e Laurer ka sqaruar se duan që të formojnë grupe të reja negociuese me maqedonasit duke përfshirë personalitete nga sektorë të ndryshëm historianë, njerëz të biznesit, kulturë dhe të tjerë.
“Deri më tani besojmë se puna e komisionit historik nuk ofron progres për asnjërën palë ndiheni të pakënaqur me atë që po ndodh dhe keni nevojë të gjeni një formulë të re. Rruga, jo vetëm e Maqedonisë së Veriut, por edhe e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, është në BE dhe Bullgaria do të donte që kur Maqedonia e Veriut të hynte në atë proces, kjo gjë të ndodhë pa shkelur të drejtat e bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut”.
Ndërsa bisedimet e koalicionit të ri qeveritar në Bullgari kanë filluar disa ditë më parë kandidati për ministër i ri i Jashtëm Daniel Laurer tha se respektimi i të drejtave të bullgarëve maqedonas është parësor dhe do të diskutohet mbi bazën e fakteve, jo spekulimeve. Partia, “Ne vazhdojmë ndryshimin”, ka dalë e para në zgjedhjet e mbajtura më 14 Nëntor dhe pritet të formojë qeverinë e re, në koalicion me tri parti tjera.
Klan News