Aldo Bumçi: “Partia Demokratike i kërkon kryetarit të bashkisë, zotit Edi Rama të anulojë lejet e datës 22 mars të dhëna në kundërshtim të hapur me ligjin. Mbledhja e datës 22 mars është zhvilluar në konflikt të hapur interesi ku 3 anëtarë, ku tre anëtarë të KKRT-së kishin 9 projekte, pallate ose investime publike të cilat ishin projektuar nga familjarë të tyre ose nga zyrat e tyre të projektimit dhe të firmosura nga bashkëpunëtorët e tyre dhe që do të ndërtohen nga ato vetë. Ky është shembulli më i qartë i korrupsionit dhe klientelizmit që ekziston në bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës nuk duhet të japë më leje ndërtimi derisa të miratohet plani i përgjithshëm rregullues i qytetit, kryetari i bashkisë zoti Edi Rama, nuk duhet të vazhdojë me praktikën 9 vjeçare të shkatërrimit të qytetit duke dhënë leje sipas tekave dhe dëshirave të tij dhe jo sipas kritereve dhe rregullave që përcakton një plan i përgjithshëm rregullues. Bashkia e  Tiranës në mënyrë të pashpjegueshme, të pajustifikueshme nuk dorëzon planin e përgjithshëm rregullues të qytetit edhe pse ky plan ka katër muaj që ka 4 muaj që ka përfunduar.” /tvklan.al