Pasojat e pandemisë së koronavirusit janë nga më të ndryshmet. Megjithatë një nga më të pazakontat ka ndodhur me një burrë nga Brazili.

Ai po merrte pjesë në një mbledhje të këshillit të Rio De Janeiro-s përmes aplikacionit Zoom dhe ndërsa mendonte se ishte larguar anëtarët e tjerë janë bërë dëshmitarë të skenave erotike mes tij dhe të dashurës.

Kjo pasi ai dallohej qartë lakuriq në krevat me një grua duke kryer marrëdhënie seksuale.

Këshilli i Rio-s ishte mbledhur për të diskutuar mbi studentët për shkak të pandemisë. Megjithatë edhe pse përballë skenave të nxehta, anëtarët e këshillit nuk e ndalën punën e tyre.

Në një deklaratë për mediat më vonë, ata sqaruan se incidenti ishte i paqëllimtë. /tvklan.al