Emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan ka qenë në premierën e filmit “I Love Tropoja” në Pallatin e Kongreseve për të parë nga afër të ftuarit specialë, për t’i pyetur rreth veshjes së tyre, por edhe përshtypjen e tyre në lidhje me filmin.
Këngëtarja Soni Malaj e pëlqen faktin që Ermal Mamaqi ka realizuar një film me qendër Tropojën. Ajo u ka uruar suksese gjithë aktorëve të kastit, por në veçanti aktores kryesore, Arjola, që është edhe bashkëpatriotja e saj.
“Më vjen shumë mirë në fakt, që Ermali ka bërë një film me qendër Tropojën. Suksese të gjithëve, Ermalit dhe gjithë kastit të filmit, edhe sidomos Arjolës që është aktorja kryesore dhe bashkëpatriotja ime”.
E pyetur nga gazetarja nëse Soni do të pranonte të luante në një film të ngjashëm, si për shembull “I Love Vlora”, Soni u përgjigj: “Po patjetër se e kam Vlorën e partnerit tim, do shkoja”. /tvklan.al