Skuadra e sapo promovuar në Serie A, Como, ka konfirmuar blerjen e ish-portierit të Napolit dhe Liverpool, Pepe Reina.
41-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në Villarreal dhe kontrata e tij me ta skadoi në qershor.
“Como 1907 ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Pepe Reina deri në qershor 2025”, thuhet në një deklaratë të klubi.
Një portier me përvojë, Reina ka veshur bluzat e Barcelonës, Villarealit, Liverpoolit, Napolit, Bayern Munich, AC Milan, Aston Villa dhe Lazio në karrierën e tij.
Ai është spallur tre herë portieri më i mirë i Premier Ligës në karrierën e tij dhe gjithashtu krenohet me 36 paraqitje me kombëtaren spanjolle me të cilën ka marrë pjesë në ekspeditat fituese në Kupën e Botës 2010 dhe Kampionatin Evropian 2008 dhe 2012.
Cesc Fàbregas komentoi nënshkrimin e Reina për klubin: Jemi të emocionuar që mirëpresim Pepe në klub. Ai është një portier me përvojë të madhe ndërkombëtare dhe një mentalitet shumë konkurrues. Për këto arsye, jam i sigurt se kontributi i tij do ta ndihmojë ekipin të rritet dhe të përmirësohet.
Pepe Reina komentoi pas nënshkrimit: Mbërrij në një projekt të bukur, një familje që vazhdon të rritet dhe përpiqet të ngrejë shiritin çdo vit. Unë kthehem në një ligë që e njoh mirë dhe që e di që është shumë konkurruese, nga ana ime dua të jap kontributin tim në zhvillimin e këtij klubi.
/tvklan.al