Trajneri italian i shqetësuar se disa lojtarë janë mbipeshë, heq nga dieta ketchup dhe majonezën
Ka vetëm një javë te Totenhemi, por Antonio Conte ka nisur që të bëjë ndyshime të rëndësishme. Trajnerit nuk i ka pëlqyer aspak forma fizike e fubollistëve, e ka vendosur që ekipin ta fusë në dietë. Italiani ka vërejtur se disa prej lojtarëve kanë qenë mbipeshë.
Ushqyerja e mirë ka qenë një ndër fushat ku 52-vjeçari i ka kushtuar gjithmonë rëndësi, e nuk ka ndërmend që ta anashkalojë as te “Spurs”. Përkundrazi!
Një ndër kërkesat e para të Conte, ka qenë që futbollistët e ekipit të hanë së bashku një vakt në mesditë, ndërkohë që ka hequr nga mensa ushqime të rënda si paninet apo përdorimi i salcës së kuqe dhe majonezës.
Gjithashtu ka kërkuar të ulet edhe numri i lëngjeve të frutave, e gjithashtu ka porositur kuzhinierët që të mos përdorin shumë vaj dhe gjalpë në gatimet e tyre.
Conte u ka kërkuar futbollistëve që të hanë më shumë fruta.
Klan News