Tottenham u rikthye te fitorja në Premier League, pasi mposhti me përmbysje Aston Villa-n, me rezultatin 4-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të.

Pavarësisht rezultatit, nuk ishte një fitore e lehtë për “Spurs”, që e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, pas golit të Rogers në minutën e 32-të.

Megjithatë në pjesën e dytë, Tottenham u shfaq me një tjetër fytyrë, duke shënuar katër herë. Golat e Johnson e Maddison, si dhe dopieta e Solanke, i dhanë suksesin vendasve.

Me këtë fitore, Tottenham mban vendin e shtatë me 16 pikë, ndërsa Aston Villa renditet në vendin e gjashtë me 18 pikë. /tvklan.al