Futbollisti i Al Nassr Cristiano Ronaldo e mbylli sezonin e tij të parë në Ligën Profesioniste Saudite në mënyrën më të mire të mundshme, ndërsa theu rekordin për më shumë gola të shënuar në një vit futbollistik.
Sulmuesi 39-vjeçar realizoi dygolësh në fitoren 4-2 të skuadrës së tij ndaj Al Ittihad në ndeshjen e fundit, duke e çuar numrin total të golave në 35.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga ish-sulmuesi i Al Nassr dhe lojtari i përfaqësueses marokene Abderrazak Hamdallah, i cili realizoi 34 gola në sezonin 2018-19.
Ishte gjithashtu goli i 50-të i portugezit në të gjitha garat në po aq ndeshje në sezonin aktual.
Skuadra e portugezit e mbylli këtë vit në vend të dytë në renditje, pas Al Hilal.
Por të premten ata do të përballen me kampionët sauditë në finalen e Kupës së Mbretit.
Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është vetëm 7 gola larg arritjes së 900 golave të shënuar, gati për të shkruar emrin e tij në historinë e futbollit si një nga lojtarët më të mëdhenj.
Klan News