Presidenti Bajram Begaj do të nisë ditën e nesërme konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli ka mësuar se Begaj do presë nesër në takim krerët e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK.

Ndërkohë, të enjten do të takojë përfaqësues të PL-së. Konsultimet mes PS-së dhe PD-së, Presidenti Begaj do t’i zhvillojë më 25 Nëntor./tvklan.al