Debatet për zgjatjen e afateve të punimeve të komisionit hetimor për koncesionet të sterlizimit dhe atë të check-up është zhvendosur në seancën plenare. Teksa akzojnë ish-ministrin Ilir Beqaj si i ka kërcënuar në mbledhjen e komisionit hetimor, demokratët shprehen se afatet e këtij komisionit të duhen që të zgjaten derisa të dëshmojë edhe kryeministri Edi Rama.

Kërkesës së demokratëve u erdhi përgjigja nga Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla dhe nga deputetët e PS, të cilët shprehen kundër zgjatjeve të afateve të komisionit hetimor, duke akuzuar opozitën se kanë zvarritur punën e tij.

Diskutimet për komisionin hetimor sollën dhe përplasjen me Bardhit dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Pavarësisht refuzimt të PS për zgjatjen e afateve për komisionin hetimor, deputeti Saimir Korreshi bëri dhe nje perpjekje te fundit per te bindur socislietet.

Komisioni Hetimor dështoi për dy ditë me radhë që të merrte dëshminë e ish-ministrit Beqaj, i cili la qelinë dhe priti për më shumë se 15 orë në ambientet e Kryesisë për të dëshmuar. Një gjë e tillë nuk u arrit për shkak se demokratët nuk lejuan që Beqaj të ilustronte me video skemën e përdorur për koncesionet e sterilizimit dhe check-up.

Klan News