Debati mbi tarifat e energjisë, aplikuar një muaj më parë ka përfshirë edhe institucione, që nuk kanë shumë lidhje me të. Pretendimet nga akademikë dhe Avokati i Popullit për një çmimi shumëfish më të lartë se i deklaruari duket absurd për njerzit që janë marrë me llogaritje. Korporata Elektroenergjitike pohon se është Enti Rregullator i Energjisë ai që vendos për çmimin aplikues ndërsa KESH-i është zbatuesi i saj.
Andis Harasani: “I takon Entit, që të thotë sa është rritja reale e çmimeve. Ajo që ne i qëndrojmë është që rritja për kilovat orë është dhjetë përqind, pra flasim nga katër pikë nji në katër pikë pesë çka është dhjetë përqind, besoj që çdo njeri di ta bëjë matematikën. Në lidhje më xhvendosjen që bën avokati, ne jemi të hapur si korporatë që të përgjigjemi të japim përsëri ato argumentat tona, që ne pse e kemi kërkuar këtë rritje çmimi dhe të tregojmë atë transparencën tonë në çdo hap. Unë vlerësoj, unë vlerësoj takimin e djeshëm me presidentin e republikës. Më vjen keq që nuk isha vetë në atë takim për të shpjeguar dhe pozicionin e korporatës që unë përfaqsoj. Mendoj që fjala e fundit i takon Entit Rregullator të Energjisë, i cili ka marrë një vendim dhe duhet të dali, duhet të dali në publik dhe të thotë se pse e ka marrë ktë vendim dhe kush kanë qënë arsyet. Pozita jonë si korporatë është që do marrim çdo vendim, që do marri Enti Rregullator i Energjisë ne jemi të detyraur ta zbatojmë.”
Enti Rregullator i qëndron çmimit të energjisë, miratuar pak kohë më parë po kështu dhe KESH propozimeve të bëra. Kryetari i sapoemëruar, Pjetër Dema, pohon se bordi i ktij enti është mbledhur për të ridiskutuar ato çka Avokati i Popullit ngre si të padrejta. Ai shprehet se ka një kërkesë nga ky i fundit, që ligjerisht duhet t’i përgjigjet brenda tridhjetë ditësh, pavarsisht se drejtuesit e bordit, që do të punojë, janë të emerëur pas përcaktimit të ktij çmimi. Llogaritjet e ndryshme japin përqindje ndryshe. Kesh pretendon se akademikët janë thirrur për transparencë ndërsa kta të fundit pas publikimit të çmimit tregojnë fallcitetin e tij. /tvklan.al