Reshjet e dëborës vijuan gjatë natës në disa qarqe të vendit. Trashësia e dëborës solli probleme me qarkullimin në rrugën drejt Dardhës, ku po punojnë disa mjete borëpastruese dhe lëvizja lejohet vetëm me zinxhirë.
Si pasojë e motit të keq janë pa energji elektrike disa fshatra të Korçës, ndërkohë që nuk ka raportime për zona të izoluara nga bora dhe as raste të emergjencave shëndetësore.
Reshjet e dëborës kanë qenë prezente gjatë natës edhë në qarkun e Dibrës, por duke mos shkaktuar probleme në qarkullim.
E tillë paraqitet situata edhe në qarkun e Elbasanit ku akset rrugore nuk janë të bllokuara por për shkak të stuhisë së fortë disa fshatra të dy qendrave administrative kanë mungesë të energjisë elektrike.
Tv Klan