Dani Olmo bëri debutimin me Barcelonën ndaj Rayo Vallecano dhe nuk mund të shkonte më mirë, sesa me një gol të shënuar, që në fund rezultoi vendimtar, për t’i dhënë triumfin 2-1 katalanasve.
Pas ndeshjes, fantazisti spanjoll u shfaq shumë i lumtur, ndërsa zbuloi se debutimin e tij e kishte pritur me ankth.
“Që kur kam ardhur e kam pritur me ankth debutimin dhe nuk mund të ndodhte më mirë se kaq. Në këtë fushë, nuk kishim fituar prej vitesh dhe Rayo dukej e pamposhtur në shtëpi.
U ndjeva menjëherë shumë mirë dhe mezi prisja të hyja në fushë. Më në fund luajta dhe jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin.
Nuk e kam problem për pozicionin, luaj ku të më vendosë trajneri. Unë gjithmonë përpiqem të jap maksimumin tim. Kam luajtur si mesfushor, por luaj edhe të të dyja krahët. Unë gjithmonë përpiqem të shënoj. Jam shumë i lumtur për golin.”, deklaroi Olmo.
Futbollisti 26-vjeçar, u transferua te Barcelona këtë verë nga Leipzig, për shumën e 55 milionë eurove, por hasi vështirësi për regjistrimin në La Liga, për shkak të problemeve financiare që ka klubi katalanas. /tvklan.al