Kryeministri Fatos Nano, pas mbledhjes së parë për vitin 2004 të Kryesisë të Partisë Socialiste, deklaroi se qeveria e koalicionit për integrim do ta aplikojë gjatë 9 muajve të parë të këtij viti paketën Schengen. Për këtë u ra dakord dhe me drejutesit e Bashkimit Europian.
Fatos Nano: “Në këtë binom të ecurisë së intensifikuar të masave dhe veprimeve të paketës Schengen, që do të drejtojë qeveria shqiptare në 9 muajt e parë të këtij viti, do të krijohen stimujt politikë, që Komisioni Europian dhe parlamenti të strukturojnë direktivën për zgjerimin e hapësirave të lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë, të zgjerimit të kontigjentit të vizave afatgjata për kategori më të gjera qytetare, jo vetëm të funskionarëve publikë apo të sipërmarrësve, por veçanërish fëmijët dhe pjesëtarët e brezit të tretë, që duan të bashkojnë pjesën e mbetur të jetës së tyre me fëmijët në emigracion, po të vendsur në vendet e Europës, pra prindër mbi 60-vjeç etj., apo bashkim familjesh, bashkëshortësh me njëri-tjetrin apo me fëmijët sipas rrethanave të legalizmit të tyre në vendet e Europës, pra bëhet fjalë për shtetas shqiptarë.”
Të enjten mbledhja e qeverisë do të vendosë mbi ndryshimin e disa emrave të zv/ministrave. Ndërsa për sa i përket përjashtmit të deputetëve që nuk morën pjesë në dy votimet e rëndësishme të kuvendit, Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, deklaroi:
Fatos Nano: “ Ne dimë kush s’ka marrë pjesë dhe për çfarë arsye nuk ka marrë pjesë. Askush, përfshi dhe mua, nuk ka autoritetin që të mos zbatojë statutin e miratuar nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste dhe cilido, që do ta shkelte në kapërcim të së drejtës apo në mungësë të disiplinës statutore statutin, ne kemi institucione që i arsyetojnë këto çëshjte duke vendosur drejtësinë e statuti të barabartë për të gjithë.”/tvklan.al