Dritan Prifti: “Mandati im personal do të jetë kundër Edi Ramës, që do të thotë mund të jetë edhe pro Sali Berishës në votimin në Kuvend. Për ta zgjidhur përfundimisht enigmën Blendi. Në qoftë se Sali Berisha ka 70 mandate, për të bërë mazhorancën ka dhe mandatin tim. Unë deklarova votën time pro, për të krijuar një mazhorancë të djathtë në parlament. Do t’ia jap votën Sali Berishës dhe do ti vë vetëm një kusht. Do t’i vë kushtin për të cilin unë kam shqetësimin më të madh në të gjithë 8 vjetët e mi në parlament “.

Blendi Fevziu: Që është?

Dritan Prifti: “Shqipëria të bëjë të paktën 1 herë zgjedhje të lira dhe të ndershme, edhe këtë radhë nuk e ka bërë. Dhe do t’i kërkoj Sali Berishës një ligj të posaçëm për të hetuar këto zgjedhje, për të bërë rinumërim të gjitha kutive të votimit në këto zgjedhje dhe për të penalizuar të gjithë ata që kanë shkatërruar sistematikisht zgjedhjet po sidomos këto të fundit. Nëse Sali Berisha do të pranojë kushtin tim për të bërë një ligj të veçantë menjëherë sa të krijohet parlamenti, për të hetuar këto zgjedhje dhe për të çuar drejtësi në vend. Drejtësinë jo rezultatin zgjedhor, rezultati do të fiksohet ashtu siç do ta mbylli KQZ-ja. Po ama do të japi mesazhin që askush nuk mund të tallet me votat, me votën e lirë, askush nuk mund të vjedhë votat, askush nuk  mund të manipulojë proces verbalet etj. Në qoftë se jepet ky mesazh, Shqipëria do të bëj pastaj zgjedhje të lira sepse këta njerëz janë të njëjtat fytyra që më kanë vjedh votën në 2005, që i shikoja përsëri në tavolinë, që më vodhën votën përsëri 2-3 ditë më parë. Në qoftë se Sali Berisha, do pranojë këtë kusht timin, vota ime është për qeverinë e tij në parlament”./tvklan.al