Maqedonia kërkon të marr eksperiencën shqiptare në fushën e regjistrimit të popullsisë. Një delegacion nga Maqedonia ka vizituar zyrën e gjendjes civile pranë Ministrisë së Brendshme ku sipas zv/ministrit të brendshëm Ferdinand Pone, kanë parë nga afër mënyrën se si po punohet me sistemin e ri të regjistrit elektronik për regjistrimin e popullsisë shqiptare.

Ferdinand Pone: “Fillimi i ardhjes së delegacionit maqedonas dhe austriak është sepse pas suksesit absolut do të thosha të implementimit të regjistrit austriak në republikën e Shqipërisë, Maqedonia është shprehur e gatshme që të implementoj modelin shqiptar në implementimin e regjistrit kombëtar të gjendjes civile dhe zoti Devis Fecami dhe autoritet e tjera të Drejtorisë së regjistrit kombëtar në Shqipëri po e implementojnë këtë. Besoj se dhe një debati të vogël që ka pasur lidhur me standardet për liberalizimin, Maqedonia është prapë pas Shqipërisë lidhur me standardet teknike përsa i përkojnë kompetencave që Ministria e Brendshme ekzekuton lidhur me regjistrin kombëtar dhe dokumentat e identitetit”.

Zv/ministri i punëve të brendshme ka dhënë dhe shifrat më të fundit të kartave të prodhuara dhe të mbetura ende pa tërhequr nga shtetasit shqiptare. Sipas Pones shifra nga ajo e një dite më parë është ulur ndjeshëm duke e përgjysmuar numrin e shqiptareve pa karta identiteti.

Ferdinand Pone: “Qytetarët duhet të vazhdojnë të vijnë ti tërheqin të mos i lënë për ditën e fundit. Tashti është vetëm 160-170 mijë diferenca midis kartave në dispozicion që është totali i përgjithshmi i kartave, nuk ka më karta të pa prodhuara dhe letërnjoftime që tërhiqen nga qytetarët”./tvklan.al