Ferdinad Pone: “Dje është një ditë tjetër jashtëzakonisht e rëndësishme, pse jo edhe e kënaqshme, sepse nga numri total i aplikimeve dhe letërnjoftimeve të prodhuara, janë tërhequr, janë në xhepat e qytetarëve, mund t’i përdorin ata dmth në datën 16 qershor mbi 1 milion letërnjoftime elektronike. Procesi po shkon rreth 1.4 milion aplikimeve. Dje pavarësisht se ne kemi shtytur ritmet janë të ulta relativisht po e quaj shumë, shumë më poshtë se kapaciteti i instaluar lidhur me aplikimet që tregon rënien e presionit 7762 aplikime janë bërë dje në datë 16, numri total i letërnjoftimeve të prodhuara është 1 milion e 300 mijë letërnjoftime. Nga këto thuajse vetëm 20 mijë më pak të gjitha janë shpërndarë në zyra, pra 1 milion e 279 mijë e 338 letërnjoftime janë në zyrat e shpërndarjes dhe nga këto 1 milion e 300 mijë, 1 milion janë shpërndarë. Pra siç e shikoni diferenca midis kartave në dispozicion dhe kartave të tërhequra është më pak se 300 mijë. Gjejmë rastin dhe njëherë t’i kërkojmë qytetarëve në këtë ditë, në këtë pikë të rëndësishme dhe solemne që të vijnë t’i tërheqin kartat e tyre, të vijnë t’i tërheqin letërnjoftimet e tyre në Tiranë, në Durrës, Tropojë, Kukës kudo sepse ato ndodhen aty. Unë gjej rastin për t’ju thënë dhe një risi tjetër duke filluar nga sot në web pagen e ministrisë, do të jetë ky informacion letërnjoftimet e gatshme në çdo zyrë të shpërndarjes njësi për njësi”./tvklan.al