Gjykata e Elbasanit dënoi sot me 17 vite burg Erjon Llapushin, për vrasje me dashje të kamarierit Gazment Kurmaku. Ngjarja ndodhi më 2 Tetor 2021 në një lokal në Labinot-Fushë të Elbasanit.

Sipas hetimeve, konflikti mes Llapushit dhe viktimës nisi për shkak të një tavoline të rezervuar, duke çuar në sulmin fatal ndaj Kurmakut.

Kryekamarieri 57-vjeçar ndërroi jetë në spital 5 ditë pasi u godit me sende të forta nga Erjon Llapushi.

Pavarësisht dënimit të fundit, Erjon Llapushi vazhdon të jetë në kërkim nga autoritetet.

Më 17 Janar 2025, forcat RENEA dhe FNSH zhvilluan një operacion në Pogradec, ku rrethuan banesën e tij dhe kryen kontrolle të imtësishme, por nuk arritën ta arrestonin.

Ai njihet si një person me precedent të mëparshëm penal.

/tvklan.al