Shpërthen në flakë gjatë kthimit në Tokë
Një prototip rakete i kompanisë SpaceX shpërtheu gjatë provave për kthimin në Tokë pas një fluturimi në lartësi të mëdha.
Raketa Starship fluturoi për gjashtë minuta e gjysmë nga Teksasi, në një mision për të arritur lartësi prej 12.5 kilometrash dhe për të bërë kthimin në mënyrë vertikale.
Por prototipi i testuar u përplas me sipërfaqen e Tokës gjatë uljes. Shpejtësia në rënie ishte e madhe dhe pajisja u përfshi nga flakët.
Ky lloj rakete është prodhuar për të dërguar njerëz në Mars. SpaceX deri më tani ka kryer pesë testime të modelit Starship, por modelet e mëparshme nuk kanë fluturuar më shumë se 150 metra.
Kjo kompani synon të dërgojë njerëz dhe mallra në Mars brenda gjashtë viteve të ardhshme.
Tv Klan