Gjatë festave të fundvitit ka shumë mundësi që trupi juaj të ndihet më i fryrë se zakonisht. Nëse i keni festuar me mijëra biskota, mish, proshuta dhe djathëra, është e sigurt që ju do e ndjeni veten të rënduar.
Lajmi i mirë është që ju nuk duhet t’i nënshtroheni një dietë apo të bëni ushtrime fizike pa fund. Trupi juaj është elastik dhe di të shërohet vetë. Më poshtë janë të listuara disa mënyra që do ju ndihmojnë të lehtësoheni nga ushqimet me shumicë që keni ngrënë.
Pini ujë të ngrohtë me limon
Filloni ditën tuaj me ujë të ngrohtë me limon dhe piheni atë gjatë gjithë ditës. Limonët ofrojnë disa përfitime shëndetësore, të cilat të kombinuara me ujë të ngrohtë, mund të nxisin hidratimin dhe stimulojnë tretjen gjatë gjithë ditës. Konsumimi i mjaftueshëm i ujit është thelbësor për të ndihmuar mëlçinë dhe veshkat tuaja të filtrojnë toksinat.
Provoni të pini çaj jeshil të ngrohtë para dhe pas ngrënies për të mbajtur të fortë metabolizmin. Çaji i koprës është gjithashtu një zgjedhje e shkëlqyeshme, pasi lehtëson problemet e tretjes si dispepsi, fryrje të stomakut, fryrje barku, kapsllëk, gazra në zorrë, urth dhe madje edhe në zorrët e irrituara. Kjo barishte stimulon tretjen dhe qetëson aparatin tretës dhe parandalojnë formimin e gazeve.
Përqendrohuni në vaktet bimore.
Është e kotë të tentoni të hani më pak pas një kequshqyerje. E rëndësishme është të përqendroheni në vaktet ushqyese dhe të shëndetshme. Konsumoni sa më shumë fruta, perime dhe proteina me bazë bimore.
Agjërimi i përhershëm.
Agjërimi i përhershëm është një mënyrë e thjeshtë për të marrë përfitimet e një agjërimi pa u ndjerë sikur jeni privuar nga ushqimi. Hani vaktin tuaj të fundit jo më vonë se ora 7 pasdite dhe konsumoni një filxhan të shijshëm me kafe në mëngjes në vend të ushqimit. Kafja do t’ju heqë urinë ndërsa trupi juaj vazhdon të agjërojë. Duke agjëruar trupi juaj është shumë më i aftë të djegë dhjamin si lëndë djegëse. Sapo të vijë ora e drekës, do të keni agjëruar për mbi 16 orë, duke i dhënë një rivendosje totale sistemit tuaj të tretjes.
Fërkoni barkun me vaj esencial.
Nëse e ndjeni veten të fryrë pas festave, merrni pak vaj esencial dhe bëjini barkut një masazh. Vaji i mentes është tepër qetësues.
Joga
Joga është mënyra më e shpejtë për ta kthyer sistemin tuaj të energjisë në ekuilibër, plus që rrit disponimin tuaj. Bëni Joga 20 deri në 30 minuta në mëngjes dhe ju do ndiheni më në formë sesa kurrë. /tvklan.al