Skuadra kryesuese në Superligë ka ndryshuar pas ndeshjeve të javës së 18-të. Vendi i parë mbahet nga Dinamo me 31 pikë, pas fitores ndaj Tiranës.
Në kuotë të njëjtë pikësh ndodhet edhe Vllaznia, që renditet e dyta për shkak të golavarazhit. Partizani dhe Egnatias, plotësojnë katërshen e pare me nga 30 pikë.
Në vendin e pestë renditet Elbasani me 22 pikë, po aq sa edhe Teuta e vendit të gjashtë. Tirana mbetet në vendin e shtatë me vetëm 18 pikë, 1 më shumë se ndjekësit e Laçit dhe Bylisit.
Renditja mbyllet nga Skënderbeu, me vetëm 15 pikë të grumbulluara, në 18 javë kampionat.
/tvklan.al