Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Limoz Dizdari i është kundërpërgjigjur akuzës së kryeministrit Nano një ditë më parë në Sarandë.

Fatos Nano: “Në Partinë Socialiste nuk ka kanabis ose më saktë, ata që mund të dyshoheshin për gjëra të tilla po ikin dhe kanë ikur.”

Limoz Dizdari: “Si gjithnjë, luan me të pavërteta, se siç e quan ai, si njeri që i ndjek këto kazinotë, luan me bllofin, por për një administrim të mirë të vendit nuk luhet me bllofin luhet me të vërteta, me të vërteta të padiskutueshme të pakontestueshme. Në qoftë që ka gjë le t’i çojë në institucionet e akuzës, në rast se s’ka gjë, ai duhet të ikë dhe bën mirë të ikë t’i lërë këta njerëz të punojnë. Fatosi ka deklaruar atëhere kur ishim në lëvizje për katarasis që Gramoz Ruçi është kriminel, gjakpirës, i përgjakur e tjetër., i lidhur me krimin, i lidhur me trafikun e cigareve e njërën e tjetrën.”

Kundërshtarët e kryeministrit brenda partisë thonë se Fatos Nano nuk ka moral t’i përjashtojë edhe pse në fillim të muajit ata zyrtarizojnë largimin e tyre me shpalljen e partisë së re.

Limoz Dizdari: “Pra ai s’ka moral që të na përjashtojë ne nga partia, ndërsa unë kam të drejtë që partia ta përjashtojë atë dhe unë do të vazhdoj të ndeshem me këtë. Të shikojmë se kush do të fitojë, unë do të përjashtoj Fatosin nga partia apo partia do të më përjashtojë mua.” /tvklan.al