Dy vëllezër Eduardi dhe Dashamiri janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, tek E Diela Shqiptare ku kanë treguar se sa të lidhur janë me prindërit e tyre. Për shkak të angazhimeve ata nuk ishin pjesë e 50-vjetorit të tyre dhe ata duan që t’i lumturojnë duke i ftuar në emision. Djali i madh Dashamiri, i cili është një njeri mjaft i dhënë ndaj prindërve shprehet se e puth nënën shumë sepse i vjen era qumësht.
Ardit Gjebrea: Cila është marrëdhënia që kanë ata të dy me njëri-tjetrin?
Eduardi: Ata jetojnë sikur të jenë 20 vjeç. Ti shohësh rrugës duke ecur, ecin 4 orë bashkë dhe dorë për dore.
Dashamiri: Kjo është një problem për ne.
Ardit Gjebrea: Pse?
Dashamiri: Kemi probleme me nuset sepse janë bërë xheloze. Merrni shembull nga babi. Ata puthen, përqafohen, dorë për dore. Neve jo puna, jo fëmija, i kemi…
Eduardi: I kemi nënvlerësuar një çikë.
Ardit Gjebrea: Ata nuk e dinë që jeni këtu sigurisht.
Eduardi: Jo absolutisht.
Ardit Gjebrea: Do çuditen. Madje kam përshtypjen që do çuditen me Eduardin sesa me ty.
Eduardi: Absolutisht sepse unë jam një tip që jam i ndrojtur dhe nuk e transmetoj dashurinë aq sa e transmeton ky. Unë madje kam një mesazh për mamin dhe për këtë motiv sepse jam shumë i ftohtë. Nëse shkoj ta takoj mamin, i jap vetëm dorën dhe nuk e puth.
Ardit Gjebrea: Kështu bën dhe me nusen?
Eduardi: Jo. Dashuria është e njëjtë që ka ky ndoshta ose edhe një çikë më shumë, por e shpreh në mënyrë të ndryshëm.
Ardit Gjebrea: Po Dashi si e shpreh dashurinë?
Eduardi: Dashi në qoftë se vjen në shtëpi e puth mamin mbi 30-40 herë.
Ardit Gjebrea: (Qesh) Lum si ai dhe mami.
Dashamiri: Jo që e puth, më vjen instikti ta puth, kur puth mamin i vjen era qumësht.
Ardit Gjebrea: Nuk ka si era e nënës.
Dashamiri: Edhe babin se pastaj duket sikur vetëm mamin. /tvklan.al