Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike u kap nga policia greke në afërsi të Janinës. Një shqiptar që udhëtonte me një automjet u arrestua, ndërsa në makinë atij iu bllokuan disa çanta me lëndë narkotike. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit në Shqipëri thanë se pas komunikimeve që kanë pasur me policinë greke është mësuar se droga është kapur pranë kufirit me Maqedoninë. Për këtë shkak dyshimet e policisë greke janë se lënda narkotike ka hyrë nga Greqia. Por mediat greke shkruajnë se shqiptari u kap disa kilometra larg kufirit shqiptar në zonën e Pogonit, pranë Sitarias.
Ende nuk dihet emri i shqiptarit të arrestuar, por ndaj tij pritet të ngrihet akuza e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia greke tashmë është duke kryer procedurat e peshimit të lëndës narkotike.
Shqiptari i ndaluar tashmë ndodhet i izoluar në një nga stacionet policore greke duke pyetur mbi rrugëtimin e mundshëm të drogës deri në momentin e kapjes së saj. Ende nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë linjë të trafikut të drogës.
Tv Klan