Suela, Flavia dhe Redona, kanë rrëfyer së fundmi se si do të donin t’i arredonin shtëpitë e tyre të ardhshme.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, Redona ka treguar se blen shpesh gjëra për shtëpinë dhe se i pëlqejnë ngjyrat e tokës.
Më tej ajo ka veçuar edhe vendin që i pëlqen të rrijë më shumë në shtëpi.
Si të pëlqen ta kesh shtëpinë, të vogël apo të madhe?
E dua të madhe sepse dua hapësirë në mënyrë që të ndihem mirë.
Si do ta arredoje shtëpinë?
Ngjyrat që do të zgjidhja për shtëpinë janë ngjyra të ngrohta, ngjyra toke.
Të pëlqen më shumë arredimi klasik apo modern?
Më pëlqejnë më shumë modernet dhe shtëpinë time në Itali e kam moderne. Nuk dua të jetë një stil i ekzagjeruar.
Ke ndërhyrë ti tek arredimi i shtëpisë që ke në Itali?
Po sigurisht, që nga banja, dhoma ime, kuzhina, parketi…Unë blej më shumë gjëra për shtëpi se sa rroba. E mbush karrocën plot me gjëra shtëpie. Blej edhe dekore.
Je tip që rri në shtëpi apo të pëlqen të dalësh më shumë?
Edhe dal edhe rri në shtëpi, por kur kam ditë të lodhshme rri në shtëpi me një çaj…Kuzhina për mua është shumë e rëndësishme dhe dhoma e gjumit.
Po dhomën e fëmijëve si do ta arredoje?
Edhe atë me ngjyrat e tokës, ngjyra bezhë shkon për të dy, si çun si gocë. Krevatin e dua me perde lart, nga ato të bardhat që fëmija të ndihet i mbrojtur./tvklan.al