Dy persona mbetën të plagosur me thikë si pasojë e një sherri mes disa personave në Kavajë mbrëmë rreth mesnatës në zonan e Malit të Robit.

Policia arrestoi dy persona, M.Gj. 26 vjeç dhe G.Gj. 33 vjeç.

Policia thotë se 26-vjeçari M. Gj. është konfliktuar me shtetasin A. Gj. dhe gjatë konfliktit e ka goditur këtë shtetas me thikë. 

Në konflikt ka ndërhyrë edhe shtetasi G. Gj., i cili ka dëmtuar me mjete të forta, shtetasin M. Gj., si dhe më pas ka goditur me thikë shtetasin S. A., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, sigurimin e  provave, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

/tvklan.al