E përditësuar/ Ishte ora 18:55, kur një 30-vjeçar njoftoi policinë për një pako të dyshimtë në makinën e tij.

Endrit Sadedini dalloi një qese të zezë, rreth 2 metra përpara Benzit të tij në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës dhe dyshoi se bëhej fjalë për eksploziv.

Dyshimet e tij rezultuan të drejta.

Pasi shkruan në vendngjarje, specialistët e Njësisë Speciale Antieksploziv gjetën 500 gramë lëndë eksplozive artizanale. Ata kryen menjëherë asgjësimin e saj, me anë të shpërthimit të kontrolluar.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”389″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Për rastin tashmë është ngritur një grup hetimor, që po punon për identifikimin e autorit/ëve të vendosjes së kësaj sasie eksplozivi dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/tvklan.al