#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
#enicobani #shiheminegjyq #tvklan #edielashqiptare #edmond #naile #burrel #burg #tradheti #polic #forensicenteralbania #xhevahirceloaliaj #rezultat
“Më futi duart në fyt e më përplasi mureve”, Nailja përjeton rikthimin e dhunës së Edmondit
Një nga rastet më të bujshme të rubrikës “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan ishte dyshimi i Edmondit ndaj Nailes për tradhti dhe atësinë e fëmijëve të tyre. Që prej përballjes së tyre në studio Nailja u shpreh e gatshme për të kryer testin e ADN-së, e bindur në besnikërinë e saj.
Këtë prag fundviti, ka ardhur momenti i së vërtetës. Në një ditë me rrebeshe shiu, Eni Çobani dhe ekspertët e “Forensic Center Albania” u nisën drejt Burrelit për të takuar Nailen. Ajo i mirëpriti në shtëpinë e saj duke u shprehur e çliruar që më në fund ka ardhur dita, por edhe e prekur për dyshimet ndaj saj.
Nailja tregon se pas seancës së ndërmjetësimit, Edmondi ka ushtruar sërish dhunë ndaj saj. Ajo e ka kallëzuar e si rrjedhojë, ai po vuan dënimin.
Naile: Mua nuk më beson askush. Unë për vete jam shumë e pastër. Mua më ka akuzuar jashtë ligjit. Nuk duhet bërë ajo akuzë ndaj meje. Unë kam qenë e gatshme gjtihmonë që të bëjmë një ADN.
Eni Çobani: Si është e mundur që Edmondi nuk është akoma në shtëpi në këto momente?
Naile: Është e mundur se Edmondi sa erdhëm nga zyra e “Shihemi në Gjyq”, në krye të dy ditëve ushtroi dhunë.
Eni Çobani: Sërish?
Naile: Sërish, i thashë o Edmond mua më humbe vendin e punës, më ndave prej vëllezërve, prej mamit, gjithçka. Çfarë më bëre kështu, nuk qe nevoja.Unë shkoja në punë, i bënim ato lekë dhe e bënim ADN-në të ishe i sigurt ti ose ndaheshim dhe ti shihje punën tënde, unë punën time. Edmondi erdhi pikërisht në këtë divan që jemi ne tani, më futi dy duart në fyt, më kapi nga xhupi që kisha veshur e më plasi mureve e divaneve. Nga ajo frikë, nuk kisha rrugë tjetër më, vetëm kallëzim.
Nailja nuk ia fal Edmondit që ai zgjodhi të besojë fjalët e të tjerëve e të dyshojë për të.
Naile: Unë s’kam qetësi me atë person. Dua të dalë e vërteta në shesh, dua të jem e pastër për vete dhe unë me atë person, si t’i bjerë dielli tokës nuk bashkohem më.
Eni Çobani: Pra ti e quan shumë të rëndë dyshimin që ai ka ngritur?
Naile: Dyshimin që ai ka ngritur, dhunën që ka ngritur duke ia imponuar të tjerëve. Çfarë njeriu është ai që të marrë fjalët e njerëzve?
“Më ka gënjyer për moshën!” Si e zbuloi Nailja të fshehtën e Edmondit
Pas përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq” për dyshimet e Edmondit ndaj Nailes lidhur me atësinë e fëmijëve të tyre, ka ardhur dita e së vërtetës. Ndërmjetësja e rubrikës së të “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani dhe “Forensic Center Albania” kanë shkuar në Burrel për të takuar Nailen dhe marrë kampionët e ADN-së.
Ajo u tregon se pas asaj seance, Edmondi ka ripërsëritur dhunën ndaj saj dhe me kallëzimin e Nailes, ndodhet në burg. Nailja është e prekur për fjalët e veprimet e Edmondit dhe thotë se nuk e ka tradhtuar kurrë.
Naile: Më kanë folur njerëzit shumë keq për atë person mua, qëkur ra në burg për dhunë në familje, unë prapë atë person nuk e lëshova poshtë. Në krye të tre muajve, unë që jam këtu, i jam përgjigjur me çfarë kam pasur mundësi, ia kam çuar te burgu sepse unë e doja si person dhe në radhë të parë, për fëmijët sepse goca e kërkonte.Të ishte për ta tradhtuar, unë e kisha tradhtuar në Tiranë, jo për ta tradhtuar në Burrel. Kam ndenjur tre muaj në banesë sociale në Tiranë te gratë e dhunuara. Të ishte për të bërë tradhti, e kisha bërë tradhtinë atje, s’isha kthyer te Edmondi fare.
Vetëm për hir të fëmijëve, kryesisht të vajzës që kërkonte vazhdimisht të atin, Nailja u kthye në Burrel. Banesa ku jetojnë është e Edmondit, por gjykata e Tiranës ka vendosur që për një vit ajo të qëndrojë aty bashkë me fëmijët. Nailja e Edmondi nuk kanë celebrim, janë bashkëjetues.
Naile: Nuk kemi as celebrim asgjë sepse ai me gruan tjetër e ka çunin 27 vjeç.
Eni Çobani: Dhe ajo jeton në një banesë tjetër?
Naile: Ajo jeton në Itali, ashtu siç na ka thënë z. Edmond se unë nuk dua të flas fare.
Eni Çobani: Dhe ti e ke pranuar në këto kushte, e ke ditur apo jo?
Naile: Më ka gënjyer! E kam mësuar vonë,më ka gënjyer. Ai më ka gënjyer edhe për moshën, ne kemi 20 vjet diferencë. Unë moshën ia kam kuptuar pasi kam ngelur shtatzënë me gocën.
Eni Çobani: Si e kuptove?
Naile: E kuptova sepse unë për vete, le ta marrë vesh gjithë Shqipëria, unë nuk di as të shkruaj, as të lexoj. Mua vetëm më ka dhënë Zoti tru, duke më marrë prindërit në pazar, për lekë nuk ma hedh dot kush.
Eni Çobani: Dhe ti nuk kishe parë asnjë dokument për të parë moshën e Edmondit?
Naile: Jo, nuk kisha parë. E zuri gjumi, i mora kartën e identitetit dhe në atë moment qëllon mami më merr në telefon. Më thotë mami “më duket shumë i vjetër me ty, ai person ka gënjyer jo nja 10 vjet, por ka gënjyer nja 20, a ma thua pak numrin e kartës së identitetit?” Ia them unë, z. Edmond për 54 vjeç. Unë më 9 prill 35 vjeç.
Sërish, Nailja konfirmon dakordësinë për marrjen e kampionit të ADN-ve që do të shërbejnë për të krahasuar profilet gjenetike.
Sërish në burg pas kallëzimit të Nailes, Edmondi mohon përsëritjen e dhunës ndaj saj
Pas përfundimit të takimit me Nailen në shtëpinë e saj në Burrel, Eni Çobani dhe ekspertët e “Forensic Center Albania”drejtohen për në spital ku do të takojnë Edmondin. Siç ishte premtuar në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan gjatë përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq”, atij do t’i merret mostra gjenetike për ADN-në e fëmijëve.
Edmondi shoqërohet nga efektivët e Policisë së Burgjve pasi Nailja e ka kallëzuar sërish për dhunë ndaj saj. Edmondi thotë se dhuna nuk ka ndodhur.
Eni Çobani: Ajo ka pretenduar për dhunë në familje. Ka qenë e vërtetë kjo gjë?
Edmond: Jo, s’është aspak e vërtetë. Ajo tha se mori gocën nga shkolla. Unë jam i sëmurë rëndë dhe shkoi ajo. Kur u kthye më tha “do të të fus në burg” se i kishte telefonuar e ëma, “fute në burg”, si i thotë e ëma bën. Kaq.
Eni Çobani: Paralajmërim në fakt që ti e more edhe në publik?
Edmond: Po.
Eni Çobani: Pra zonja e ka përsëritur disa herë.
Edmond: Dy herë.
Eni Çobani: Që në qoftë se ai e përsërit, unë do ta çoj sërish atje dhe në fakt, e tha dhe e bëri. Megjithatë unë uroj që nëse ti ke të vërtetën tënde me vete, e vërteta del. Sado ta fundosësh, ajo del. Ti mundohu të thuash vetëm të vërtetën dhe ajo do të të çlirojë nga çdo akuzë dhe nga çdo gjë që ty të vret se shoh që je goxha i emocionuar.
Testin e ADN-së e ka kërkuar Edmondi dhe ai shpreh sërish bindjen dhe vullnetin për t’i shkuar deri në fund. Ekspertët i marrin mostrën e ADN-së për të kryer testimet e nevojshme.
S’ka falje! Edmondi i jep fund me Nailen, ajo shpërthen në lot: Nëse s’bashkohemi…
Fundi i këtij viti nuk i ka gjetur Nailen dhe Edmondin në shtëpinë e tyre, por të ndarë. Pas përballjes së tyre në “Shihemi në Gjyq”, ai po vuan dënimin pas përsëritjes së dhunës ndaj Nailes e ajo qëndron në shtëpi me fëmijët, ku ka aplikuar edhe urdhrin e mbrojtjes kundrejt tij.
Në atë seancë të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, me kërkesën e Edmondit, u premtua se do të kryhej testi i ADN-së së fëmijëve. Mostrat e prindërve dhe fëmijëve janë marrë e në këtë ditë, Eni Çobani, Nailja dhe ekspertët e “Forensic Center Albania” kanë shkuar në burgun e Burrelit për të mësuar përgjigjen në prani edhe të Edmondit.
Ai i paraprin bisedës dhe thotë se sido që të jetë rezultati i analizës, ka vendosur që të mos jetojë më me Nailen.
Naile: Ti tani ke menduar, janë fëmijët e tu, s’janë fëmijët e tu, ti ke menduar nuk jeton më me mua?
Edmond: Jo.
Naile: Okej.
Edmond: S’ta kam borxh se unë në burg e ti…
Naile: Ku?
Edmond: Të kërkosh urdhër mbrojtjeje në shtëpinë time…veç ti e bën.
Naile: Po sikur unë të ta tërheq atë urdhër mbrojtjeje?
Edmond: Nuk të fal. Ta kam thënë që herën e parë, të thashë që s’e bëj më, e bëre prapë.Ti prapë avazin.
Naile: Ti nuk pranon që ta tërheq urdhrin e mbrojtjes?
Edmond: Mbaje. Në shtëpinë time, jo.
Naile: Do që të largohem nga shtëpia?
Edmond: Po, po.
Naile: Po mua ma ka vendosur gjykata e Tiranës për të ndenjur një vit aty.
Edmond: Në shtëpinë time?
Naile: Po.
Edmond: Jo. Urdhrat e mbrojtjes mbaji, te unë…
Naile: Por janë fëmijët.
Eni Çobani: Duhet të mendojmë për fëmijët të parët para se të vijë puna te ju të dy.
Edmond: Të mendonte kjo.
E prekur dhe e përlotur, Nailja betohet sërish në besnikërinë e saj ndaj Edmondit. Ajo s’dëshiron që familja e tyre të shkatërrohet e thotë se nëse mes tyre merr fund, s’do të ketë burrë tjetër për të.
Naile: Nuk dua ta shkatërroj familjen, për ata dy fëmijë. Ju betohem, sido që të jetë, mua në trupin im nuk më ka prekur kush, unë në rast se nuk bashkohem me Edmondin, unë e them këtu publikisht, nuk bëhem gruaja e kurrkujt më, vetëm me dy fëmijët e mi dhe ka përfunduar për mua.
/tvklan.al