Vajza e Princit William është fiksuar keq pas zërit të Shakirës dhe këtë e ka bërë të ditur vetë i ati.

Duka i Kembrixhit e bëri këtë deklaratë gjatë një podcasti të Apple.

Kjo nuk kishte të mos binte në veshin e këngëtares, e cila iu drejtua Princeshës Charlotte nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

“Jam shumë e kënaqur që ju pëlqen muzika ime, Princesha Charlotte!”, tha Shakira.

Sjellim në vëmendje se Princi William u shpreh se “Waka Waka” është një ndër të preferuarat e së bijës.

Një nga këngët që fëmijët e duan për momentin është Shakira, Waka Waka. Charlotte në veçanti po vrapon nëpër kuzhinë, me fustanet dhe gjërat e baletit. Ajo çmendet plotësisht me Louisin që e ndjek duke u përpjekur të bëjë të njëjtën gjë.”, tha ai.