Borana Xhemali është e skualifikuara e parë nga spektakli i talenteve X Factor Albania në Tv Klan. Ish-konkurrentja e skuadrës së Young Zerkës spikati me zërin e ëmbël dhe stilin e veçantë. Borana ndërpreu garën në natën e dytë live ku u përball me Kejsin.
Juria vendosi me 3 vota në favor të kësaj të fundit duke e dërguar Boranën në shtëpi. E ftuar në “Rudina” për të rrëfyer të gjithë emocionet e rrugëtimit, Borana thotë se nuk e ka përjetuar keq momentin e skualifikimit sepse e ndiente.
Rudina Magjistari: Më trego pak, si u ndjeve në atë moment dhe çfarë thoje me vete kur prisje të dëgjoje emrin që do të shpallte juria?
Borana: Unë kam një intuitë shumë të fortë. Unë e kam ndier. Nuk e di pse por e kam ndier që ajo nuk ishte…
Rudina Magjistari: Kur e ndieve?
Borana: Gjatë momentit që po bëhesha gati, për të dalë në skenë.
Rudina Magjistari: Atë natë, natën e dytë?
Borana: Po, atë natë. Unë e kam intuitën shumë të fortë si njeri dhe jo më kot jam një artiste në të gjitha fushat, kështu kam funksionuar gjithnjë, me intuitë. E kam ndier, mos të të gënjej. Diçka nuk po shkonte te unë atë natë para se të dilja në skenë, edhe kur dola në skenë, kisha emocione të papara. Faktikisht çdo artist kur ka emocione nuk del edhe aq mirë në skenë. Ka ca që i menaxhojnë më mirë, unë e kam pak më të vështirë këtë menaxhimin e emocioneve se i kam shumë të forta, nuk e di pse, por…ka qenë moment, nuk e di, që edhe më ka zgjuar. Kam thënë mbaroi tani, por unë do vazhdoj edhe do eci përpara pas kësaj. Unë Kejsin e kam shumë shoqe të mirë faktikisht dhe e përshëndes, është gocë fantastike, një nga gocat më të mira aty dhe më erdhi keq që duhej të përballeshim bashkë në ‘showdown’, kjo më shumë më lëndon se çdo gjë tjetër se duhej të përballesha me Kejsin. Çdokush tjetër mund të ishte, por jo Kejsi sepse e kam pasur shumë përzemër.
Pas skualifikimit, Borana u shpreh se X Factor Albania ishte “katapulta” e saj ndërsa në studio zbulon edhe fjalët e mentorit të saj, Young Zerka.
Borana: Ai më tha që ke për të shkëlqyer, je ndër personat që kanë për të shkëlqyer dhe unë ia besoj fjalën sepse është edhe artist vetë dhe e vlerësoj pafund për punën që ka bërë për ne dhe për mbështetjen që na ka dhënë gjatë gjithë kësaj kohe dhe Egzonën gjithashtu për ndihmën që na ka dhënë dhe për të gjitha leksionet që na ka dhënë gjatë kohës që kemi qenë aty./tvklan.al