Më 2 janar emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi problemin e Artan Koçit i cili tregoi se para një viti gruaja e tij, Rudina Koçi ndërroi jetë në Itali. Por kur u bë çregjistrimi, në vend të “ç”-së në mbiemër u shkruajt “c” sepse italishtja nuk ka “ç”. Në njësinë numër 1 në Tiranë nuk i dhanë asnjë zgjidhje.
Prej një viti e ndjera ka mbetur pa u çregjistruar. Gruaja e Artanit trajtohej me kemp, ndaj “Stop” pyet te Posta Shqiptare, zyra postare nr. 30 ku thuhet se kempi ka vazhduar 4 muaj pas vdekjes, por më vonë është ndërprerë sepse nuk është rinovuar dokumentacioni.
Ministria e Brendshme ka dy udhëzime, njëri prej të cilëve kërkon që për të ndjerën të saktësohet shkronja në Itali. I dyti parashikon zgjidhjen në gjykatë. Pas transmetimit, zgjidhja me gjykatë u shmang pasi Ministria e Brendshme ia zgjidhi dhe e ktheu në kazus këtë rast./tvklan.al