Një protestë në Portland të SHBA-ve është bërë virale në internet për shkak të një vajze, e cila gjeti mënyrën më të veçantë për të tubuar. Ajo doli lakuriq përpara policëve dhe protestuesve të tjerë.
E reja nuk është identifikuar në media, por i është vënë pseudonimi “Atena lakuriqe” në rrjetet sociale. Ajo u ul në rrugë mes protestuesve dhe policëve ndërkohë që veshur mbante vetëm një maskë dhe një kapuç.
And then? Naked Athena appeared and the little boys didn’t know what to do. pic.twitter.com/Elo69SsV0t
— Donovan “It was the blurst of times” Farley 💻🐒 (@DonovanFarley) July 18, 2020
Fotografi i Oregon Live, Dave Killen tha se të gjithë u habitën nga ai veprim i saj. Fotot e Killen dhe një video e bërë nga gazetari Donovan Farley janë bërë virale në rrjetet sociale.
Siç duket nga pamjet, e reja hapi këmbët para oficerëve të sigurisë, kërcente balet, ndërkohë që shfaqet edhe duke bërë yoga. Policët lëshuan gaz lotsjellës në këmbët e saj.
Që prej 25 Majit në Portland ndodhin demonstrata dhe protesta për shkak të vdekjes së George Floyd./tvklan.al