Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj i ka kërkuar një interpretim Komisionit të Venecias për vijimin e mandatit të saj në krye të kësaj gjykate edhe pas vitit 2025.

Holta Zaçaj u zgjodh në detyre, dukë zëvendësuar Vitore Tushën, por ajo në qëndrimin e saj thekson se data e përfundimit të mandatit, nuk duhet të jetë viti 2017. Zaçaj kërkon mendim nga Venecia për të interpretuar dispozitat e Kushtetutes, në mënyrë që raste të tilla të ngjashme të mos krijojnë ngërç në përbërjen dhe vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Lartë në vendimin e saj nr. 2, datë 16.01.2023 ka deklaruar se Zaçaj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka mandat të pjesshëm deri në kryerjen e ripërtëritjes në vitin 2025.

Sipas eksperteve si afat fundor i ushtrimit të detyrës për Zaçen do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Klan News