“Edhe shkrimet flasin”. 67 vjet histori të Muzeut Historik të Fierit, erdhën të përmbledhura në një ekspozitë të veçantë. Janë përshtypjet e vizitorëve vendas dhe të huaj për këtë institucion, por edhe për parkun Arkeologjik të Apolonisë.
Nuk janë vetëm shënimet e personaliteteve të njohura, por edhe të vizitorëve të thjeshtë.
Ornela Durmishaj, drejtore e Parkut të Apolonisë: 67 vjet histori të këtij muzeu, 67 vjet vizita nga të njohur, por edhe njerëz të zakonshëm dhe prandaj ne kemi nxjerrë në këtë ekspozitë ata vizitorë që janë më të veçantë dhe më të njohur, por kemi nxjerrë edhe vizitorë të zakonshëm.
Ilirjan Gjika, historian: Ekspozita “edhe shikimet flasin” është një qasje e re për ta sjellë publikun në muze, për t’i dhënë rëndësinë e saj muzeologjisë , por për t’iu bërë dhe një homazh personaliteteve të këtyre personaliteteve të letrave shqipe, kulturës shqiptare, por edhe më gjerë.
Ekspozita u çel në kuadër të javës së trashëgimisë kulturore.
Klan News