Titujt kryesorë 31 Maj 2008, ora 19:30
Maqedoni heshtje zgjedhore
Maqedonia përgatitet të votojë për zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa sot partitë politike kanë respektuar hështjen zgjedhore. Por zgjedhjet do të bojkotohen nga banorët e brodecit, ku pak muaj më parë, forcat e policisë u përplasën me armë me disa persona.
Swoboda: Shqipëria duhet të aplikoj për statusin e kandidatit
Në një intervistë për Tv Klan, kryetari i delegacionit europarlamentar për Euopën Juglindore, Hans Swoboda, deklaron se shqiperia duhet të aplikoj për statusin e kandidatit.
Presidenti Topi në “Opinion”, përplasja Topalli-Topi
Thellohet përplasja mes kryeparlamentares Topalli dhe presidentit Topi, pas deklaratave të këtij të fundit, në emisionin “Opinion”, se kuvendi po kalon konpetencat në lidhje me deretimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Në replikë përfshien edhe PD e PS.
Berisha në Gramsh, lufta anti-korrupsion
Mjeksia gjyqësore dhe prokuroria mbeten ende pika të errta dhe problem në luftën anti-korrupsion. Kështu deklaroi kryeministri Sali Berisha gjatë vizitës së tij në Gramsh, ku premtoi investime për këtë qytet të lënë në harresë.
Spektakli “Më shumë dashuri” nata finale
Në natën e tij të fundit për këtë sezon spektakli “Më shumë dashuri”, i rgjizores Grabocka, ka rezervuar surpriza për 15 kolosë të artit dhe skenës shqiptare. Biznesmeni kosovar Hetem Ramadani u ka dhuruar atyre 150 mijë euro.
Edicioni i lajmeve Tv Klan – 31 Maj 2008, ora 19:30 – Spikere: Fioralba Mishaxhi