Asambleja e Republika Srpska ka vendosur që përfaqësuesit e saj të bojkotojnë votimet në organet e përbashkëta shtetërore derisa të përfundojë ai që pretendon se është një “proces i motivuar politikisht” kundër liderit të saj Milorad Dodik.
Në këtë mënyrë ata do të bllokojnë vendimmarrjen dhe ndryshimet e ligjit të nevojshëm për integrimin e Bosnje dhe Herzegovinës në Bashkimin Evropian.
Milorad Dodik, i shpallur non-grata nga SHBA-të është i ndjekur penalisht në gjykatën shtetërore të Bosnjës.
Ky nacionalist pro-rus është në gjyq për moszbatim të vendimeve të marra nga Përfaqësuesi i Lartë për Bosnje dhe Herzegovinën (BiH), Christian Schmidt.
Sipas Traktatit të Dejtonit që i dha fund luftës etnike në vitet 1990, Bosnja u nda në dy rajone autonome – Republika Serbe dhe një Federatë e dominuar nga kroatët dhe boshnjakët.
Rajonet janë të lidhura nëpërmjet një qeverie qendrore të dobët nën mbikëqyrjen e një përfaqësuesi të lartë ndërkombëtar, një zyrë e mbajtur nga Schmidt që nga viti 2021.
Ligjvënësit e Republikes Srpska thanë se gjyqi i Dodik ishte politik dhe i bazuar në vendime të paligjshme nga Schmidt. Sipas tyre gjykata dhe prokuroria ishin jokushtetuese sepse ato u krijuan nga i dërguari i paqes dhe jo mbi bazën e Traktatit të Dejtonit.
Asambleja e Republika Srpska urdhëroi përfaqësuesit e saj të bojkotojnë votimet në organet e përbashkëta shtetërore derisa të përfundojë ai që pretendon se është një “proces i motivuar politikisht” kundër Dodik.
Delegacioni i BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë, së bashku me ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë, dënuan aktet e parlamentit serb si “një kërcënim serioz për rendin kushtetues të vendit”.
Sipas tyre përpjekjet për të politizuar një çështje gjyqësore” për të minuar rendin kushtetues të Bosnjës ishin thellësisht shqetësuese dhe se ai nuk do të hezitonte të merrte masa për të siguruar zbatimin e marrëveshjes së paqes.
Pas shume viteve të pengesave politike për anëtarësimin në BE, Bosnja-Hercegovina mori një nxitje vitin e kaluar kur udhëheqësit e BE ranë dakord të hapnin negociatat pasi Sarajeva të kishte arritur të plotësonte në këtë fazë kriteret e kërkuara nga Brukseli.
Klan News