Brenda shtëpisë së tyre, çifti mjaft i njohur televiziv Kelly Ripa dhe Mark Consuelos kanë krijuar një pjesë të Parisit në New York.

Shtëpia magjepsëse pesëkatëshe ka parë tre fëmijët e tyre të rriten, por ka mbetur kryesisht e pandryshuar që kur dizajnerët e brendshëm William Sofield dhe Emma O’Neill nga studioja Sofield e transformuan pronën në një “parajsë” më shumë se një dekadë më parë. 

Teksa shumicën e rasteve shtëpitë e të famshëmve shpesh kanë një jetëgjatësi të shkurtër, pasi ndërrohen nga portofolët e pronarëve të tyre, por në këtë rast ndodh e kundërta.

Kelly Ripa ka thënë për mediat e huaja se nuk do kurrë që të largohet nga kjo shtëpi.

“Nuk dua të dukem si e sëmurë, por ata duhet të më nxjerrin fillimisht që këtu, sepse jam shumë rehat në këtë shtëpi,” tha ajo.

Për Ripën kjo shtëpi ishte “dashuri me shikim të parë”, kur blenë shtëpinë  e tyre në vitin 2013 çifti ishte gati që të shpërngulej menjëherë.

Shtëpia e tyre është një përzierje e stilit francez të shekullit të 20-të. Mobiliet dhe sendet e vyera shihen në çdo cep të shtëpisë. Karriget e dhomës së ngrënies i përkasin vitit 1940 dhe i atribuohen artistit dhe stilistit të mobileve Maurice Jallot. Në hyrje ndodhet një tavolinë e stilit Napoleon që i përket viteve 1870. Vetëm dhomat e fëmijëve u kanë “mbijetuar” stilit parisien.

Ripa dhe Consuelos u takuan në xhirimet e telenovelës “All My Children” në vitet 1990 dhe u bënë bashkë-yje edhe një herë vitin e kaluar, kur Consuelos iu bashkua emisionit të gjatë të mëngjesit, “Live”, të cilin Ripa e ka drejtuar që nga ajo kohë. Në Majin e këtij viti çifti festoi 28 vjetorin e martesës./tvklan.al