Është përkujtuar në Elbasan 75-vjetori i vdekjes së patriotit të shquar shqiptar Aqif Pashë Elbasani. Me këtë rast në sheshin e të njëjtën emër në qendër të qytetit ku është ndërtuar dhe monumenti i këtij patrioti u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe partive politike. Më pas në Teatrin Skampa është zhvilluar një simpozium shkencor mbi jetën dhe veprën e Aqif Pashë Elbasanit.
Këtu u theksua se ky patriot, bashkëkohës i Ismail Qemalit, ishte organizator i kryengritjes kundër turqve dhe ngriti flamurin e pavarësisë në 25 nëntor të vitit 1912 në Elbasan. Gjithashtu ky patriot ka qenë dhe prefekti i parë i Elbasanit./tvklan.al