Ndonëse jo një qytet bregdetar, Elbasani zgjidhet pët turizëm edhe në stinën e vjeshtës. Në qytet gjen grupe vizitorësh të organizuar që zgjedhin të vizitojnë pjesën historike të qytetit. Ata janë nga shtete të ndryshme të Europës të cilët shprehen të mahnitur me kulturën e qytetit.
Ata vizitojnë jo vetëm kalanë, por edhe objekte të tjera përfshirë edhe ato të kultit duke u tërhequr nga arkitektura e tyre.
Edhe Elbasani ashtu si qytetet e tjera të vendit ka njohur rritje të turizmit këtë vit krahasuar me një vit më parë. Vizitorët janë kryesisht ditorë ndërsa ka edhe nga ata që qëndrojnë më gjatë duke shijuar bukuritë e zonës. Për të pritur vizitorët edhe autoritetet lokale janë kujdesur për të patur aktivitete të ndryshme gjatë sezonit ndërsa kalendari është i pasur edhe për pjesën e mbetur të vitit.
Qarku i Elbasanit ka një sërë destinacionesh dhe nuk preferohet vetëm për turizmin e kulturës, por edhe për atë të natyrës.
Klan News