Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi në Strasburg se do t’i kërkojnë homologëve evropianë në samitin që mbahet në Bruksel me 17 dhe 18 Tetor. Sipas Orban migrimi i paligjshëm mund të ndalet vetëm me kampe jashtë BE-së sipas modelit italo-shqiptar.
“Nëse nuk biem dakord që ata që dëshirojnë të hyjnë në BE të paraqesin aplikimin e tyre jashtë kufijve tanë, ne kurrë nuk do të mund të ndalojmë migrimin e paligjshëm. Kjo lëvizje e pakontrolluar e azilkërkuesve mund të ndalet vetëm në një mënyrë, me ndërtimin e kampeve jashtë BE-së sipas modelit italo-shqiptar. Pa këtë sistem nuk kemi asnjë shans.”
Sipas disa burime diplomatike evropiane, “zgjidhja inovative” për të cilën flet kreu i Fidesz, në thelb “modeli i Shqipërisë” i inauguruar nga Giorgia Meloni, mund të marrë miratimin e Këshillit Europian në 17 dhe 18 Tetor.
Paraprakisht drafti i Këshillit Evropian nuk flet për kampe jashte BE-së por kufizohet në kërkimin e “zgjidhjeve alternative”. Kjo do të ishte një leje për shtetet për të ngritur një sistem të ngjashëm me atë që u arrit me marrëveshjen mes Romës dhe Tiranës, të kërkuar nga Meloni.
Domethënë, një mekanizëm ku emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane shoqërohen në kampet shqiptare dhe jo në Itali. Aty shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.
Në muajin Maj, me anë të një letre nga 15 shtete anëtare i kërkuan KE rinovimin e mekanizmit evropian të menaxhimit të imigracionit.
Vetë presidentja Von der Leyen u shpreh në favor të këtij propozimi në një letër drejtuar udhëheqësve evropiane në muajin Qershor.
Mes protestave në sallën e konferencës për shtyp kryeministri Orban ka shkuar më tej duke ftuar emigrantët të cilëve ju është dhënë azil në Hungari të shkojnë në Bruksel të ndihmuar nga autoritetet hungareze.
Klan News