Emigrantët në Greqi japin kontributin kryesor në sektorin e agrikulturës një prej më të rëndësishmëve në shtetin fqinj. Sipas një studimi një ndër 5 emigrantë punon në ferma private dhe merren me bujqësi e blegtori. Raporti i realizuar nga universiteti i Agrikulturës në Athinë thotë se gjatë këtyre 10 viteve emigrantët janë kthyer në forcën punëtore kryesore duke shpëtuar bujqësinë nga shkatërrimi.

Të dhënat tregojnë se 60% e emigrantëve të përfshirë në këtë sektor dhe që paguhen me rrogë ditore janë pikërisht shqiptarët, 16% nga Bangladeshi, 8% janë rumun ndërsa pjesa tjetër u përkasin kombësive që jetojnë e punojnë në Greqi. Gjithsesi përqendrimi i tyre bëhet sipas zonave.

Në Kretë ka më shumë emigrantë nga ish vendet e Bashkimit Sovjetik, në Greqinë qendrore rumun dhe Bullgarë, emigrantët aziatik veçanërisht nga India dhe Pakistani janë përgjithësisht të punësuar në punë të ënda si dhe në rritjen e bagëtive. Ata pranojnë të kryejnë punët më të vështira në ferma, duke filluar që nga kujdesi për të moshuarit, deri në mbledhjen e ullinjve, punimin e tokës.

Sipas studimit emigrantët kanë ndihmuar në rritjen e prodhueshmërisë së bimëve dhe kanë ndihmuar gjithashtu prodhuesit e vegjël t’i qëndrojnë konkurrencës nga të mëdhenjtë. Shpesh pronarët e tokës u kanë me qera prona emigrantëve në shkëmbim të një pjese të fitimit nga prodhimet bujqësore./tvklan.al

Gazetare: Justina Ukaliaj