E quajtur ndryshe e premtja e të humburve, ka përfshirë në suazën e saj mijëra teleshikues kudo në botë. Historia e Ndriçim Kokoshit, 39-vjeçarit i cili doli nga shtëpia ditën e 13 prillit, për të shkelur pa i thënë askujt tokën helene. Falë verifikimeve të kryera tashmë merr zgjidhjen e pritur.
Aida Shtino: “Ditën e sotme rreth orës 2 të drekës më në fund është verifikuar fakti se Ndriçim Kokoshi, jeton dhe është shëndosh e mirë në Veria të Greqisë. Rreth orës 14:30 më në fund një person i cili ka ndihmuar vullnetarisht, ka arritur të lidhi Ndriçim Kokoshin me familjen e tij. Pra Ndriçimi largohet nga familja e të humburve, është gjetur dhe është shëndosh e mirë në Veria të Greqisë”.
Nuk do të mungonte as ditari i një 12-vjeçari, i cili mbush faqet boshe me shprehjet e një jete plot dhimbje nga mungesa e babit të tij, Evis Ahmetlliut.
Gazetarja: Si quhesh ti?
Andi.
Gazetarja: Ky është ditari jot?
Po.
Gazetarja: Çfarë e quajtur, si jeta ime?
“Po e kam quajtur “Si jeta ime”.
Gazetarja: Çfarë ke shkruajtur këtu brenda?
“Kam shkruajtur historinë time”.
Gazetarja: Historinë e jetës tënde?
Po
Gazetarja: Si fillon jeta jote?
Besim Skila, ditën e djeshme shënoi 14 vite pa parë familjen e tij. Informacione me verifikime rekord do jepnin dritën jeshile dhe për këtë shqiptar 35-vjeçar./tvklan.al
Gazetare: Lori Pyze