Një maratonë e gjatë kërkimesh, prej 5 orësh, informacione dh shpresa të rizgjuara sërish. Kjo ka qenë atmosfera e krijuar natën e së premtes në emisionin “Njerëz të humbur”. Rasti i Altin Zekës, djalit nga Vlora, i humbur që prej vitit 1998 vazhdon të ngjallë një interes të madh tek teleshikuesit, megjithëse i humbur në shtetin grek, gjurmët e tij gjithnjë e më shumë dalin në Angli, ndoshta më afër se kurrë ai është në prag të gjetjes.
Për 30-vjeçaren nga Fieri Brunilda Alla janë risjellë edhe një herë momentet e fundit të kontaktit të saj me familjen. Telefonata e emisionit të kaluar është pasur me fakte të reja nga njerëz të cilët pohojnë për ekzistencën e saj në shtetin Italian.
Historia e shkodranit Behar Tushaj, i humbur që prej vitit 1990 ka rikthyer memorien e qindra shqiptarëve të cilët emigruan në atë kohë në drejtim të ish Jugosllavisë. Pas 18 vitesh mësohet se Behari mundtë ketë lëvizur nga kampi i refugjatëve në Beograd në drejtim të Kanadasë.
Një krim për të mbrojtur nderin e familjes Gjakovare dhe një ndëshkim i vazhdueshëm për familjen Gecaj, vajza e vetme e shtëpisë Besarta pasi vuajti pasojat e abuzimit nga profesori i saj që prej vitit 1999 rezulton e humbur pasi shteti zviceran e mban të fshehur padrejtësisht në cilësinë e dëshmitares. Lidhjet direkte gjatë emisionit kanë shtuar dhe më shumë ritmin e punës dhe mundësitë që të ndihmojnë akoma më shumë familje.
Studiot e televizionit Klan në Prishtinë me korrespondentin e emisionit Blerim Veseli ka përcjell për shikuesit historinë e Emine Maliqit, e cila u zhduk në mënyrë të mistershme në valën e dhunës serbe gjatë periudhës së luftës.
Më matën e dytë të emisionit “Njerëz të humbur” stafi i gazetarëve kanë pritur dhe përcjellë me qindra telefonata dhe informacione shumë prej të cilave kanë rezultuar të suksesshme, rezultatet e tyre priten të zbulohen në edicionin e radhës të premten në orën 21 në televizionin Klan./tvklan.al
Gazetar: Lori Pyze