Pas vizitës në Irlandë, vend që ka marrë tashmë prsidencën e Bashkimit Europian, Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e këtij vendi për procesin e negociatave për Shqipërinë. Në 22 janar, në Tiranë, zvillohet një tjetër raund negociatsh ku prioritet kanë kapitujt për zbatimin e legjislacionit për rregullat e konkurrencës dhe legjislacionit mbi bujqësinë dhe peshkimin. Në lidhje me problemet e deklaruara nga biznesi vendas, për rritjen e taksave dhe kufizime për shkak të marrëveshjes me OBT-në dhe Marrëveshjes së Tregëtisë së Lirë, Meksi është shprehur se qeveria ka vullnet të reagojë pas kërkesës së biznesit.
Ermelinda Meksi: “ Është synuar dhe është marrë angazhimi që Ministria përkatëse e Ekonomisë do të bashkërendojë me komunitetin e biznesit që të harmonizojë marrjen e angazhimeve në drejtim të integritetit, por me synimin që të minimizohet kostoja me biznesin. Me sa di, këto deklarata tashmë janë bërë prezent nga institucionet përkatëse. Do të ngelet në muajt e ardhshëm që të shikojmë akoma më me kujdes negocimin, pikërisht në mbrojtje të këtyre interesave.”
E pyetur nga gazetarët, Meksi është shprehur dhe për mundësinë e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në vendet europiane duke konfirmuar se më parë duhet të sigurohet se mund të menaxhohen mirë kufijtë dhe të sigurohet lëvzje e kontrolluar./tvklan.al