Ernest Muçi e ka nisur vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Shqipërisë gjeti rrugën e rrjetës për Besiktas, ndaj Rizespor në kampionat.

Në fundin e pjesës së parë, 23-vjeçari realizoi për skuadrën e tij, duke barazuar shifrat në 1-1.

Muçi rrëmbeu një top në mesfushë dhe pasi kaloi me lehtësi një kundërshtar, gjuajti fort, për të ndalur topin në fundin e rrjetës.

Ky është goli i katërt sezonal për Muçin në Turqi, aty ku në gjysmën e dytë të sezonit synon të ketë më shumë minuta në dispozicion, për të treguar aftësitë e tij. /tvklan.al